Republika e Kosoves

Gllogoc

Aktivitetet e organizuara nga Komuna e Drenasit për muajin e Mërgatës 2018

2018/07/02 - 12:02

Nën Patronatin e Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mbahet eventi Muaji i Mërgatës, i cili do të fillon nga data 7 Korrik 2018 deri më 5 Gusht 2018, dhe përfshinë 28 ditë aktivitete të ndryshme në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” për bashkëatdhetarët tanë që do të vijnë gjatë muajve të verës në vendlindjen e tyre.

Hapja e eventit Muaji i Mërgatës do të bëhet me 7 korrik 2018, duke filluar nga ora 18:00, me muzikë Live Qytetare nga Hajzer Gjoshi dhe Valëza Zogaj. Dhe do të vazhdojë me mbrëmje muzikore cdo të dytën mbrëmje deri më 5 gusht 2018, në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, me këngëtarë të mirënjohur të estradës tone:

Më datë 9 korrik 2018, koncert me Baboo Darabuka, Dj Benity dhe Kosovare Hasi;

Më datë 12 korrik 2018, koncert me Grupin Fisniket Live;

Më datë 15 korrik 2018, koncert me Korab Shaqiri;

Më datë 16 korrik 2018, koncert me Robert Berisha;

Ndërsa më datë 21 korrik 2018, koncert me Gent Fatalli.

Muaji i Mërgates përfshin aktivitete të ndryshme të cilat do të shfaqen për bashkëatdhetaret tanë për herë të parë në Komunen e Drenasit.

Aktivitetet përfshijnë vendosjen e shtëpizave të Drurit në Shesh me pije freskuese gjatë tërë muajit, aktivitete artistike, si: muzikë live, DJ, ekspozita e pikturës dhe fotografisë nga artistë vendor, të diasporës dhe vendeve të ndryshme si Shqipëria, Maqedonia etj.

Ekspozita personale nga Besart Gashi, Koncerte të veçanta c’do të dytën mbrëmje me këngetarë të mirënjohur të estradës tonë, vendosja e Kinemasë Verore, vendosja e tendave me veshje popullore dhe produkte tjera, vendosja e minishtëpizave në të cilat do të organizohet Panairi i Librit dhe vendosja e një  këndi të lojërave për fëmijë për argëtimin e tyre.

Po ashtu edhe aktiviteti i muajit të Mërgatës do të përcillet me vendosjen e një Videoprojeksioni të vendosur në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në të cilën do të shfaqen lojërat e Kampionatit Botëror 2018.

Eventi  Muaji i Mërgatës organizohet nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me OJQ “Panajot Kanaçi”.