Emri dhe mbiemri:
Data e lindjes :
Komuna :
Kontakti:Tel: 038200802
E-mail:
Përgjegjësitë e Drejtorit të Administratës së Pergjithshme janë:
a) Kujdeset për funksionimin e administratës komunale duke përfshirë shërbimet e kuvendit dhe ekzekutivit të Komunës;
b) Mbikëqyr sektorin e ofiqaris dhe të gjitha shërbimet që kryhen në këtë Sektor;
c) Kryen detyrat për integrime evropiane;
d) Organizon logjistikën, siç janë transporti (veturat zyrtare), depon, arkivin, shkrimoren, postën, menaxhimin e pasurisë, shërbimin e sigurimit të mirëmbajtjes së objekteve komunale, mirëmbajtjen e pajisjeve të teknologjisë informative, futjen e informatave në të;
e) Ofrimi i bashkëpunimit, këshillave dhe ndihmës Drejtorëve të Drejtorateve në komunë mbi të gjitha çështjet administrative si dhe vlerësimin e rregullt i të arriturave në punë;
f) Funksionimi dhe organizimi i zyrës së pritjes në vështrim të UA nr. 2006/07 të MAPL;
g) Vërtetimin e origjinalitetit të dokumentit dhe legalizimi i tij,
h) Vërtetime të ndryshme sipas specifikave tjera
i) Menaxhon me pronën komunale dhe
j) Menaxhon me zyrën e prokurimit në vështrim me Ligjin mbi prokurim.
k) Menaxhon njësinë për të drejtat e njeriut në vështrim me UA nr.2008/2
l) Kryen punë tjera të përcaktuar me ligjet përkatëse dhe nga Kryetari i Komunës.