Republika e Kosoves

Gllogoc

Drejtoriati për Infrastrukturë Lokale

Idriz Hysenaj

Tel:+383/49-977-870

Emaili:Idriz.Hysenaj@rks-gov.net

 

Arsimimi:

 

Detyrat e Punës:

  1. Harton programin zhvillimor afatmesëm dhe afatgjatë të infrastrukturës në nivel të Komunës, në harmoni me zhvillimin urbanistic, me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve në vendbanime urbane dhe vise rurale.
  2. Përgatitë detyra projektuese, harton projekte të infrastrukturës dhe ndërtimit sipas kërkesave të administratorëve dhe bënë kategorizimin e objekteve të infrastrukturës urbane dhe rurale.
  3. Përcjellë dhe studion rrjedhat e zhvillimit të infrastrukturës së Komunës dhe cakton kriteret e ndërtimit të infrastrukturës rrugore.
  4. Lëshon leje të infrastrukturës rrugore, leje për gropim dhe hapje të kanaleve, të cilat i bëjnë ndërrmarrjet publike si dhe leje për kyqje individuale të qytetarëve në rrjetin e infrastrukturës.
  5. Cakton organin mbikqyrës për mbikëqyerjen dhe komisionin për kontrollim teknik të objekteve të ndërtuara, në bashkëpunim me departamentin e prokurimit.
  6. Është përgjegjës për menaxhimin (mbikëqyrjen) e ndërtimit, rindërtimit të infrastrukturës rrugore (kanalizimet fekale, atmosferike, kabllore, ujësjellës, asfaltimin, ndriçimin publik, sinjalizimin horizontal dhe vertikal) në qytet dhe vise rurale.
  7. Kontrollon dhe mbikëqyrë cilësinë e materialit ndërtimorë, nëpërmjet laboratorit të licencuar për përputhshmëri me norma teknike të pranuara në nivel ndërkombëtar.
  8. Bashkëpunon me zyren e prokurimit, me qëllim të jetësimit të kontratave të nënshkruara për kryrjen e punimeve të infrastrukturës dhe ndërtimit.
  9. Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushëveprimtarisë së Drejtorisë.