Milaim Hajdari i lindur me 03.09.1973 në fshatin Dobroshec
Shkollën fillore e ka kryer në “Rilindja” në Dobroshec
Shkollën e Mesme në gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas
Sh.L.P drejtimi Histori-Gjeografi
Përvoja e punës:
1998-2009 – Mësimdhënës
2009-2014 – Drejtor i Shkollës Fillore “Rilindja” në Dobroshec
2014-2017 – Drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Drenasit
2017 –2020 Drejtor i Drejtorisë së Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës në Komunën e Drenasit
2020- e tutje Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit
Përgjegjësitë e Drejtoratit:
a) Kryen inspektime në mbështetje të Ligjit për fusha të ndryshme;
b) Bënë inspektimin e ndërtimeve të objekteve të ndërtimit kolektiv, privatë, objekteve afariste, rrugëve dhe kanalizimeve të ujërave fekale;
c) Kryen inspektimin në fushën sanitare në mbështetje të Ligjit përkatës;
d) Kryen inspektimin nga fusha e veterinës në mbështetje të Ligjit përkatës;
e) Kryen inspektimin në fushën e mbrojtjes së ambientit n ë mbështetje të Ligjit përkatës;
f) Kryen inspektimin e veprimtarive ekonomike dhe bizneseve të ndryshme në Komunë duke kontrolluar të gjitha bizneset e regjistruara dhe ato të cilat janë të pa regjistruara dhe ndërmerr veprimet përkatëse ligjore;
g) Kryen inspektimin financiar, inspektimin e tregut dhe çmimeve në pajtim me Ligjin përkatës;
h) Kryen inspektimin nga lëmi i bujqësisë në pajtim me Ligjin përkatës;
i) Kryen inspektimin e shërbimeve komunale, rrugëve shesheve, parqet, varrezat, përcjellja e trafikut të auto taksive, kombi taksive, autobusëve dhe automjeteve për transport, reklamat e ndryshme të bizneseve dhe të tjera;
j) Kryen inspektimin rreth parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarri si dhe fatkeqësitë tjera elementare;
k) Kryen inspektimin e kushteve të punës bazuar në Ligjin për Inspektimin ndaj punëdhënësit apo përfaqësuesit të tij dhe ndaj punëtorëve dhe
l) Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i vet, të përcaktuara nga Kryetari dhe në mbështetje në Ligjet përkatëse.