Flutura Avdiu
Drejtoreshë e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
Tel: 049 978 021; 038 200 40812
E-mail: Flutura.F.Avdiu@rks-gov.net
Flutura Avdiu, e lindur me 21 Janar 1993, në Gllogoc. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Gllogoc me sukses të shkëlqyeshëm, ndërsa studimet universitare, magjistraturën në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Për suksesin e dalluar në studime ka fituar në çdo vit akademik bursën universitare. Në vitin 2015, filloi punën në Zyren e Prokurorit Disiplinor me projekt të UNDP-së, deri në shtator të vitit 2016.
Në shkurt të vitit 2017, filloi punën në Komunën e Gllogocit, në pozitën Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në këtë periudhë filloi dhe ndjekjen e trajnimit për dhënien e provimit të Jurisprudencës organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP-në, dhe përfundoj me sukses dhënien e provimit të Jurisprudencës në të cilën është çertifikuar për dhënien e provimit të Jurisprudencës nga Ministria e Drejtësisë.
Në janar të vitit 2019, filloi punën si Drejtoreshë e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gllogocit të cilën pozitë e mban dhe aktualisht.
Në shtator të vitit 2020, filloi studimet e doktoraturës në Universitetin Anadolu në Turqi, për të thelluar më tutje njohuritë në fushën juridike dhe të kontribuojë në legjislacionin e vendit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Menaxhon me Planet Hapësinore të Komunës, Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), Hartën Zonale të Komunës (HZK) dhe planet rregulluese të hollësishme;
Lëshon leje ndërtimore sipas ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi;
Udhëheqë procesin e legalizimit të objekteve sipas ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi;
Harton kriteret për dhënien me qera të objekteve komunale dhe tokës ndërtimore të Komunës;
Harton programe, detyra projektuese me ndihmèn e ekspertëve të përzgjedhur për organizimin e konkurseve urbanistiko-arkitektonike;
Kordinon dhe menaxhon mbledhjen e informatave për GIS nga organizatat dhe drejtoratet tjera të Komunës;
Mban evidencën për emërtimet e vendbanimeve, rrugëve, shesheve si dhe numrat e objekteve dhe shtëpive brenda territorit të Komunës (sistemi Aris);
Kujdeset për ruajtjen e mjedisit;
Harton rregullore dhe plane të ndryshme për çështje mjedisore, zbatimi i legjislacionit dhe raportimi, marrja e të dhënave nga drejtoratet tjera që kanë të bëjnë me çështje mjedisore;
Merret me menaxhimin e objekteve banesore;
Kryen edhe punë të tjera në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushëveprimtarisë së Drejtoratit.