Shyqiri Bublaku – Drejtor për Buxhet dhe Financa
Tel:049-978-373
E-mail: Shyqiri.Bublaku@rks-gov.net
Biografia:
I lindur me 17.10.1957 në fshatin Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit
Shkollën fillore e ka kryer në Komoran “Jeta e Re”
Shkolla e Mesme Gjimnazi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik – Drejtimi Kontabilitet
Përvoja e Punës: Referent i tatimeve dhe taksave komunale 1986-1988
Inspektor i tatimit 1988-1991
Nga viti 1991 i larguar nga puna nga Serbia për shkak të mos zbatimit të Ligjeve serbe
Nga viti 1992 në Këshillin Komunal për Arsim deri në përfundim të luftës
Nga viti 2000 në Drejtorinë për Buxhet e Financa – Komuna Drenas si referent i caktimit të taksave komunale. Nga viti 2008 shef i sektorit të thesarit në Komunën e Drenasit
Përgjegjësitë e Drejtoratit:
a) Hartimin e rregulloreve komunale për çështjet financiare,
b) Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projekt –buxhetit
c) Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore
d) Është përgjegjës për menaxhimin e thesarit nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Komunës
e) Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit.
f) Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit;
g) Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit organeve komunale;
h) Përllogaritë dhe cakton tatimin në pronë,taksat Komunale dhe ngarkesat tjera;
i) Punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës.