Republika e Kosoves

Gllogoc

DKRS fton qytetarët për shënimin e Ditës Botërore të Ecjes

2020/10/02 - 2:37

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport me datë 04 tetor (e diele) do të shënoj Ditën Botërore të Ecjes.

Për  shënimin e kësaj dite, DKRS fton të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në pikëtakimin tonë në Drenas, sheshin “Fehmi Lladrovci” duke filluar nga ora 11:00-16:00.

Dita Botërore e Ecjes do të shënohet përmes aktiviteteve duke ecur, vrapuar, duke ngarë biçikletën apo duke shëtitur qenin, macen etj. Këto aktivitete do të mbahen duke respektuar masat për mbrojtje nga virusi.

Secili qytetar do të bëjë një foto afër ‘rrol up’ e cila do jetë e vendosur në shesh, me mbishkrimin se kujt do ia dedikon ecjen e tij/saj.

Dita Boterore e Ecjes