Republika e Kosoves

Gllogoc

Fillon ndërtimi i urës në fshatin Dobroshevc

2019/03/21 - 2:24

Sot ka filluar ndërtimi i urës që lidh disa lagje të fshatit Dobroshevc. Drejtoria për Infrastrukturë Lokale kërkon mirëkuptim nga banorët e këtyre lagjeve pasi që gjatë kohës sa do të bëhen punimet në këtë urë ata do të jenë të detyruar që ta shfrytëzojnë rrugën alternative nga lagjja Ademi. Ndërtimi i kësaj ure ka qenë i domosdoshëm dhe bëhet për shkaqe të sigurisë së transportit dhe kalimit të qytetarëve.