Republika e Kosoves

Gllogovc

Informim lidhur me projektin “Furnizim me lëndë djegëse – Pelet dhe Dru për nevojat e Institucioneve Komunale”

2023/11/17 - 3:58

Informim lidhur me projektin “Furnizim me lëndë djegëse – Pelet dhe Dru për nevojat e Institucioneve Komunale”
Inicimi i procedurës për projektin “Furnizim me lëndë djegëse – Pelet dhe Dru për nevojat e Institucioneve Komunale”, është bërë më 10.8.2023, dhe është paraparë hapja e tenderit më 20 shtator 2023, një muaj para fillimit të sezonit të ngrohjes.
Gjatë zhvillimit të procedurës, kemi pranuar një ankesë dhe lënda ka shkuar në OSHP, pas vlerësimit nga ana e ekspertit të OSHP-së, Autoriteti Kontraktues e ka aprovuar pjesërisht dhe palët janë dakorduar për vazhdim të procedurës.
Autoriteti Kontraktues ka bërë ndryshimet dhe ka zgjatur afatin sipas vendimit të OSHP-së, ku një ditë para hapjes kemi pranuar sërish ankesë dhe lënda ka shkuar prapë në OSHP.
Komuna si Autoritet Kontraktues, ka kërkuar vazhdimisht nga OSHP-ja trajtimin me prioritet të kësaj lënde, duke marrë parasysh që sezoni i ngrohjes ka filluar mirëpo ende nuk kemi vendim nga OSHP-ja për këtë lëndë.
Shumica e shkollave në komunën e Drenasit kanë dru nga viti i kaluar, mirëpo disa nga shkollat që kanë qenë të përfshira në projektin për efiçencë të energjisë, kanë kaluar në sistemin e ngrohjes me pelet.
Furnizimi me pelet, tashmë i ka kaluar të gjitha instancat ligjore dhe presim të përfundojnë procedurat e furnizimit për shkollat që kanë ngrohje me pelet.
Me nderime,
Zyra për Komunikim me Publikun