Republika e Kosoves

Gllogoc

Jahir Beqiri zgjidhet administrator i Drenasit II dhe lagjes së Feronikelit

2023/09/19 - 9:48

Jahir Beqiri zgjidhet administrator i Drenasit II dhe lagjes së Feronikelit

 

Mbrëmë, në ambientet ShFMU “Halil Bajraktari” në Drenasin II janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) të Drenasit II dhe lagjes së Feronikelit dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i këtyre vendbanimeve, Jahir Beqiri.

 

Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e Drenasit II dhe lagjes së Feronikelit, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit dhe këshillit lokal.

 

Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur kryesues i këshillit lokal të Drenasit II dhe lagjes së Feronikelit, Jahir Beqiri si dhe anëtarët e këshillit lokal në përbërje nga: Lulzim Seferi, Bekim Mala, Shpetim Heta, Besnik Hasi, Driton Qorri dhe Adem Kiqina

 

Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në ditët dhe javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe lloarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.