Republika e Kosoves

Gllogoc

Komuna e Drenasit përfiton dy projekte për ndërtimin e palestrave sportive në shkolla

2019/07/08 - 3:08

Sot në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në Prishtinë, drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim (DKA) në Drenas  u njoftua  me procedurat   për fillimin e punimeve për ndërtimin e palestrës sportive të financuar nga MAShT në vlerë prej 260,000€ në  ShFMU “Abedin Bujupi” në Arllat.

Përkundër insistimit të DKA-së që  prioritet t’i jepet ndërtimit të palestrës  sportive  në ShML “Gj.K. Skënderbeu” në Drenas, ky prioritet nuk u respektua nga MAShT.

Paraprakisht, MAShT kishte vendosur dhe tashmë ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e palestrës sportive në ShFMU “Abedin Bujupi” në Arllat për këtë vit, ndërsa për vitin 2020 pritet të bëhet ndërtimi i palestrës   në  ShML “Gj.K. Skënderbeu” në Drenas në vlerë prej 300,000€.