Republika e Kosoves

Gllogoc

Konkurs letrar për “Sofrën Poetike Ymer Elshani” 2024

2024/04/05 - 11:50

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizoi manifestim letrar për konkursin e “Sofrës Poetike Ymer Elshani” për vitin 2024.

Tre vendet e para do të shpërblehen nga DKRS, dhe gjithashtu do të jepet një shpërblim special në kategorinë “Sofra poetike Ymer Elshani”.

Krijimet duhet të dorëzohen fizikisht në zyrën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, më së voni deri më datën 12.04.2024, në zarfe të mbyllura dhe të shënjuara me një shifër përkatëse.