Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit më OJQ “Women 4 Women”

2020/06/22 - 3:47

Kryetari Lladrovci nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit më OJQ “Women 4 Women”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim drejtoreshën e Organizatës “Women 4 Women” Iliriana Gashi me të cilën edhe ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar drejtoreshën Gashi për ofrimin e bashkëpunimit me persona të margjinalizuar dhe është zotuar se Memorandumi i nënshkruar do të realizohet në përpikëri ashtu siç parashihet.

Edhe drejtoresha e organizatës “Women 4 Women”, Iliriana Gashi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim në realizim të këtij projekti.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të paraqes mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit përmes projektit I SEE. Me implementimin e këtij projekti, qëllim kryesor është përmirësimi i pozitës së grave në ekonomi dhe në tregun e punës. Ky projekt do të këtë target gratë e margjinalizuara dhe burrat, për të ngritur kapacitetet në fushat që pengojnë ato/ata të hyjnë në tregun e punës. Po ashtu përmes këtij projekti do të akomodohet nevoja dhe kërkesa për trajnime profesionale të akredituara në sektorë ku ka potencial të punësimit, si mënyrë që të përputhë kërkesën dhe ofertën dhe të kontribuoj në ruajtjen e punës duke ofruar trajnime profesionale. Po ashtu projekti do ti ofroj përfituesve shërbime në ndërmjetësim në punësim dhe këshilla për orientim në karrierë.

Ndryshe, sipas Memorandumit të nënshkruar, implementimi i këtij projekti do të realizohet në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik të Komunë së Drenasit në bashkëpunim me OJQ-në “Women 4 Women”.