Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Muja me rastin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Xhemajl Muja

2022/04/30 - 9:16

Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Muja me rastin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Xhemajl Muja

 

Më rastin e vdekjes në mënyrë tragjike të Xhemajl Muja nga fshati Gradicë i Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta për familjen Muja.

 

“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht zyrtarit policor në Drenas, Xhemajl Muja. Ngushëllimet me të sinqerta familjes Muja për humbjen e Xhemajlit”, ka thënë shprehur ngushëllimin kryetari Lladrovci.

 

Xhemajl Muja ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 114, ndërsa që nga pas lufta zyrtar policor në Stacionin Policor në Drenas.

 

Ngushëllime të sinqerta familjes Muja!