Republika e Kosoves

Gllogovc

Kryetari Lladrovci pret në takim, Sylejman Meta, Kryetar i Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës

2020/02/12 - 5:51

Kryetari Lladrovci pret në takim, Sylejman Meta, Kryetar i Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës

Kryetari i Komunës së Drenasit, të mërkurën ka pritur në takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i kësaj Federate, Sylejman Meta, nënkryetarin Sadik Xhikolli dhe anëtarin e kryesisë, Ilaz Lladrovcin.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar për punën që bënë kjo Federatë për të drejtat dhe aktivitetet e pensionistëve, invalidëve dhe të moshuarve të Kosovës dhe ka thënë se Komuna sipas mundësive dhe bazës ligjore do të përkrah pensionistët, invalidët dhe të moshuarit e Komunës së Drenasit.

Kryetari i kësaj Federate, Sylejman Meta, ka njoftuar kryetarin Lladrovci se pas shumë vitesh, në Drenas është zgjedhur kryesia e re e Shoqatës dhe kryetar i saj është zgjedhur Mehmet Fazliu e nënkryetar Sheremet Prokshi dhe kryesia. Meta ka kërkuar nga kryetari Lladrovci që të siguroj një hapësirë, ose objekt për këtë shoqatë në mënyrë që të gjitha aktivitetet të jenë të institucionalizuara.

Kryetari Lladrovci i ka uruar suksese zgjedhjes së re të Shoqatës së Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve në Drenas dhe ka shtuar se do të shikojnë mundësitë ligjore për të ofruar një objekt në mënyrë që shoqata të zhvilloj aktivitet e saj.