Republika e Kosoves

Gllogoc

Mbahet mbledhja e KKSB-së, trajtohet siguria dhe trajtimi i qenve endacak

2022/03/15 - 4:57

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e dytë për këtë vit.
Në sallën e kuvendit komunal dhe në prani të anëtarëve të KKSB-së, nënkryetari i komunës, Arben Shala hapi mbledhjen me rendin e ditës:
2. Siguria dhe trajtimi i qentë endacak;
3. Të ndryshme
Në mbledhjen e KKSB-së, u diskutua për sigurinë dhe trajtimin e qenve endacak, ku anëtarët e KKSB-së ngritën shqetësimet lidhur me këtë çështje e cila jo vetëm në komunën tonë, por në përgjithësi, po është e pranishme dhe po cenon sigurinë e qytetarëve në rrugë.
Drejtoresha e DSHPE-së, Lumnije Krapi, informoi të pranishmit me marrëveshjen që komuna e Drenasit ka nënshkruar me StrayCoco për trajtimin e qenve endacak, dhe inicimin nga niveli qendror i një strategjie e cila do të përfshijë të gjitha komunat.
Ndërsa, anëtarët e KKSB-së kërkuan që marrëveshja e mirëkuptimit e arritur për trajtimin e qenve të bëhet sa më shumë publike në mënyrë që qytetarët të jenë në dijeni dhe të informojnë kompaninë në fjalë.
Në këtë takim, te pika të ndryshme u adresuan edhe disa tema si nënkalimet në fshatin Llapushnik dhe lirimi i trotuareve për lëvizje të lirë të këmbësorëve.
Gjithashtu, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka informoi të pranishmit rreth masave për rritjen e sigurisë në shkolla.