Republika e Kosoves

Gllogoc

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal

2023/11/22 - 6:06

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit me 10 pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovc, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 27.10.2023.
2. Raport për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Drenasit për vitin 2023.
3. Raport për përfundimin e procesit të zgjedhjes së Këshillave Lokale në Komunën e Drenasit.
4. Propozim vendim për mbështetje financiare të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave.
5. Propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba Nr.030/01-53502 të datës 27.10.2023.
6. Propozim vendim për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.
7. Propozim vendim për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Personat me Aftësi të Kufizuara.
8. Propozim vendim për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Zhvillim Ekonomik, Mbrotje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
9. Propozim vendim për plotësim ndryshim të Vendimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
10. Të ndryshme.