Republika e Kosoves

Gllogovc

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi viziton Drenasin

2018/04/26 - 4:22

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi viziton Drenasin

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj se bashku me drejtorin e Arsimit, Tafil Halilaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë pritur në taim ministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekonoligjisë, Shyqiri Bytyqin të cilët së bashku kanë vizitua edhe dy shkollat e mesme ku edhe ka përfunduar testi PISA për vitin 2018.

 

Testimi ndërkombëtar PISA ka përfunduar sot, ku Drenasi ka qenë Komuna e fundit që i është nënshtruar këtij testimi. Gjatë vizitës që i janë bërë shkollave të mesme, Gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”, është vlerësuar se këtë vit, organizmi i testit PISA, ka qenë shumë më i koordinuar dhe pritjet janë për rezultate me të mëdha.

 

“Këtu në Drenas po përfundohet testi PISA, nga informacionet që ne i kemi nga terreni në të gjitha komunat ka rezultuar një pjesëmarrje jashtëzakonisht e madhe dhe me sukses është përfunduar testi PISA. Siç e dini, kur kemi njoftuar se fillimisht që do të filloj me datën 11 prill dhe do të përfundoj me 5 maj, kjo periudhë ka qenë e planifikuar deri me 5 maj duke pasur parasysh se mund të ketë një dështim, mund të ketë ri përsëritje të testit në ndonjë komunë. Por, vërtet nuk ka pasur nevojë që të ketë përsëritje fare dhe ka rezultuar që sot të përmbyllet testi PISA që unë pres shumë që ky test të jetë një test shumë më i mirë sesa që ka qenë në të kaluarën. Si dhe, do të na jep shpresë dhe do të na shton përgjegjësinë që tutje të punojmë edhe më shumë për ndryshimin e cilësisë së arsimit”, tha ai.

Nënkryetari i komunës së Drenasit, Gani Sylaj, tha se pret që në këtë testim të arrihen rezultate më të mira sesa në vitin 2015.

“Kemi bindjen se ky test do të jetë në një nivel cilësor më të lartë sesa që ka qenë testi paraprak”, tha Sylaj.

Se gjatë testit ka shkuar gjithçka mirë e konfirmon edhe drejtori i shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Valdet Istogu i cili potencoi se në bazë të përgatitjeve pret rezultate të mira.

Po ashtu edhe drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”, Lulzim Nika ka thënë se përgatitjet për mbajtjen e testit PISA, kanë shkuar sipas planifikimit. Drejtori Nika ka shtuar se presin rezultate të mira, pasi që sensibilizimi ka qenë shumë me i madh se herave të tjera si nga nxënësit, mësimdhënësit, prinderit, koordinatoret dhe gjithë akteret tjerë relevant të këtij procesi.

Testimit ndërkombëtar PISA i janë nënshtruar 211 shkolla nga e gjithë Kosova dhe kanë marrë pjesë 5 mijë e 370 nxënës.