Republika e Kosoves

Gllogoc

Ministri Lekaj dhe Kryetari Lladrovci nnënshkruajnë memorandum për financim të projekteve infrastrukturore

2019/03/11 - 8:19

Ministri Lekaj dhe Kryetari Lladrovci nnënshkruajnë memorandum për financim të projekteve infrastrukturore

Të hënën në Ministrinë e Infrastrukturës, ministri i kësaj të fundit, Pal Lekaj dhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Drenasit.

Tri projektet të cilat do të realizohen në Drenas ne periudhën tre vjeçare, kapin e 1.200,000 euro. Projektet janë në infrastrukturë rrugore; ndërtimi i rrugës Vuqak-Tëredc, ndërtimi i rrugës Gradicë-Zhilivodë dhe ndërtimi i rrugës së re Kroni i Mbretit-Liqeni i Vasilevës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Lladrovci, ka falënderuar ministrin Lekaj për këto investime dhe është zotuar se do të zbatoj të gjitha procedurat e nënshkruara në marrëveshje. Lladrovci ka thënë se ditëve në vijim do të nënshkruan edhe një aneks marrëveshje për financimin e projektit për rrugën Kroni i Mbretit në drejtim të Drenasit në vlerën prej 1.300,000 euro.

Kujtojmë qe edhe këtë vit do të vazhdoj segmenti për ndërtimin e rrugës me katër korsi, Polluzhë-Drenas-Komoran.