Republika e Kosoves

Gllogoc

Ndihmë Juridike Falas për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit

2018/07/18 - 12:01

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ofron ndihmë juridike falas për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit.

Ky shërbim është paraparë të kryhet për qytetarët e Komunës së Drenasit prej muajit korrik 2018 deri në muajin dhjetor 2018, çdo të mërkure dhe të enjëte nga ora 9:00-15:00.

Shërbimi për Ndihmë Juridike Falas bëhet në Zyrën e Udhëheqësit të Personelit, kati I, Objekti i Komunës së Drenasit.