Republika e Kosoves

Gllogoc

Njoftim për pastrimin e rrugëve në territorin e Drenasit

2019/01/09 - 1:53

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njofton të gjithë qytetarët, se dy kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve janë në terren.

Drejtoresha e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi së bashku me menaxherin e projektit, që nga mëngjesi kanë dalur në terren për të verifikuar gjendjen e rrugëve të Komunës së Drenasit.

Rrugët janë të kalushme, por ka vështirësi në komunikacion për arsye të reshjeve të borës që po bie pandërprerë.

Gjithashtu Drejtoresha Krapi fton të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues dhe kërkon të jenë të mirëkuptueshëm gjatë këtyre ditëve, po ashtu falënderon të gjithë qytetarët që po bashkëpunojnë me kompanitë kontraktuese.