Republika e Kosoves

Gllogoc

Përurohet objekti i qendrës edukativo-kulturore, donacion nga Kuvajti

2019/10/15 - 4:01

Përurohet objekti i qendrës edukativo-kulturore, donacion nga Kuvajti

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka pritur në takim drejtorin e OJQ-së “Komiteti për Evropë dhe Amerikë për Ballkan”, Mahmoud Al Najadi i cili edhe i ka dorëzuar çelësat e objektit të qendrës edukativo-kulturore më ç’rast edhe është bërë përurimi e kësaj qendre e cila është financuar nga shteti i Kuvajtit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar drejtorin e OJQ-së “Komiteti për Evropë dhe Amerikë për Ballkan”, Mahmoud Al Najadi dhe drejtorin e Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” Islam Cakaj, për bashkëpunimin dhe realizimin e kësaj qendre e cila do te jetë me një rendësi të veçantë për banorët e Komunës së Drenasit. “Jam shumë mirënjohës për juve si drejtor, popullit tuaj dhe të gjitha shoqatave nga Kuvajti për angazhimin që po bëni për të përkrahur Drenasin në zhvillimin ekonomik. Pasi që kemi nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, menjëherë kemi kryer të gjitha procedurat ligjore që sa më shpejtë të jetësohet ky projekt. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe për realizimin e projekteve të tjera ne të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Drejtori i shoqatës nga Kuvajti “Komiteti për Evropë dhe Amerikë për Ballkan”, Mahmoud Al Najadi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin që ka treguar për të realizuar këtë projekt ne një afat shumë të shpejtë. “Kryetari Lladrovci është treguar shumë efikas që ky projekt të realizohet sa m ë shpejtë dhe i jam mirënjohës. Pas nënshkrimit të kontratës dhe vënies së gurthemelit, brenda një viti është finalizuar ndërtimi i gjithë objektit”, ka thënë drejtori Najadi dhe ka premtuar se do të përkrah edhe projekte të tjera të Komunës së Drenasit.

Ndërtimi i objektit të qendrës edukativo-kulturore në Drenas ka nisur në fillim të këtij viti dhe do te jetë në shërbim për aktivitetet e organizatave të ndryshme, sidomos ato të grave, të cilat paraprakisht do të bëjnë kërkesë për mbajtjen e aktiviteteve në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.