Republika e Kosoves

Gllogovc

“Flutura Academy” fillon aktivitetet në objektin e Qendrës Rinore në Drenas

2021/09/14 - 3:41

“Flutura Academy” fillon aktivitetet në objektin e Qendrës Rinore në Drenas

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesi i “Flutura Academy” Bekim Ahmetaj, kanë përuruar aktivitetet e kësaj organizate në objektin e Qendrës Rinore në Drenas.

Të rinjtë e komunës së Drenasit, nga sot do të kenë mundësi të shfrytëzojnë këtë objekt për arsyeje edukativo-arsimore, ku do të bëhet organizimi dhe mbajtja e trajnimeve pa pagesë të ofruara nga Akademia Flutura.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci është shprehur i lumtur që të rinjtë do të kenë mundësi të trajnohen dhe të përgatitën profesionalisht për tregun e punës.

“Fillimisht, dëshiroj të falënderoj Flutura Academy për bashkëpunimin. Jam i lumtur që të rinjtë tanë do të kenë mundësi të trajnohen në këtë objekt i cili përmbush të gjitha kushtet për aftësim profesional për tregun e punës dhe orientim në karrierë”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka shprehur falënderim për bashkëpunimin edhe gjatë pandemisë, ku përmes platformës online të ‘Flutura Academy’ është mundësuar mësimi në distancë për nxënësit.

Ndërsa, përfaqësuesi i “Flutura Academy”, Bekim Ahmetaj është shprehur i lumtur me përurimin e e aktiviteteve në këtë objekt që do të shfrytëzohet nga të rinjtë e Drenasit.

“Ky objekt është i dedikuar rinisë së Drenasit, trajnime në sektorin e IT-së, trajnime të cilat do të ndihmojnë të rinjtë të përgatiten për tregun e punës. Pra, në kemi zgjedhur Drenasin, me kthy kontributin që ne e kemi marr pikërisht nga ky vend. Falënderoj kryetarin për bashkëpunim”, ka thënë Ahmetaj.

Përurimit të aktiviteteve, i paraprinë kontrata njëvjeçare për shfrytëzimin e këtij objekti mes kryetarit Lladrovci dhe ‘Flutura Academy”.