Republika e Kosoves

Gllogoc

Presidenti Thaçi dekoron me medaljen Presidenciale babain e Fehmiut dhe Xhevës

2018/09/20 - 5:28

Presidenti Thaçi dekoron me medaljen Presidenciale babain e Fehmiut dhe Xhevës

Ne manifestimin e përurimit të shtatorëve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi – Lladrovci, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ku edhe është mbajtur ky manifestim nen patronatin e tij, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë, ka dekoruar me medaljen presidenciale babain e Femiut, Muhamet Lladrovci – Tushi dhe babain e Xhevës, Abdyl Krasniqi.

Medalja presidenciale i është ndarë për kontributin e tyre për lirinë dhe Pavarësinë e vendit.