Republika e Kosoves

Gllogovc

THIRRET MBLEDHJA E KOMITETIT PËR POLITIKË E FINANCA

2019/05/15 - 3:16

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Labinot Halilaj, me dt.: 22.05.2019, (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës.

THËRRET

Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të ketë këtë:
Rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 18.04.2019
2. Propozim vendim për ridestinim të mjeteve.
3. Propozim vendim për formimin e këshillit drejtues për NPL-SHA Stacioni i Autobusëve- Gllogoc.
4. Propozim vendim për transfer të mjeteve nga kategoria për mallra dhe shërbime në shpenzime kapitale.
5. Të ndryshme.