Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

2019/07/19 - 2:33

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Labinot Halilaj, më datë: 26/07/2019 (e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.

 

THËRRET
MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS

Mbledhja do të ketë këtë:

Rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të dt. 27.06.2019.
2. Propozim vendim për ridestinim dhe transfer të mjeteve nga kategoria e projekteve kapitale dhe kategoria për mallra dhe shërbime në shpenzime kapitale.
3. Propozim vendim për ridesinim të mjeteve nga Drejtorati për infrastrukturë Publike.
4. Propozim vendim për formimin e Panelit përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Barazi Gjinore.
5. Propozim vendim për formimin e komisionit për plotësim/ndryshimin e Rregullores për subvencione të Komunës së Drenasit.
6. Raporti financiar i zhvillimit të buxhetit Janar – Qershor 2019.
7. Plani i Veprimit për Implementimin e Rekomandimeve nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
8. Propozim Vendimin për Financimin e Projektit HANDIKOS-Drenas.
9. Të ndryshme.