Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

2023/11/15 - 7:26

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 22.11.2023 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 27.10.2023.
2. Raport për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Drenasit për vitin 2023.
3. Raport për përfundimin e procesit të zgjedhjes së Këshillave Lokale në Komunën e Drenasit.
4. Propozim vendim për mbështetje financiare e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave.
5. Propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores për taksa tarifa, ngarkesa dhe gjoba Nr.030/01-53502 të datës 27.10.2023.
6. Propozim vendim për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.
7. Propozim vendim për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Persona me Aftësi të Kufizuara.
8. Propozim vendim për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
9. Propozim vendim për plotësim ndryshim të vendimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
10. Të ndryshme.