Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

2024/04/22 - 2:57

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, më datë: 29.04.2024, (e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal të dt. 29.03.2024
2. Raporti Financiar Janar-Mars 2024.
3. Propozim vendim për formimin e komisionit për plotësim ndryshimin e nenit 85 të statutit të Komunës së Drenasit.
4. Propozim vendim për aprovimin Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr Hafir Shala” për Komunën e Gllogocit.
5. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 25 vite të pronës komunale të Komunës së Drenasit Ministrisë së Punëve të Brendshme – Policisë së Kosovës, për ndërtimin e nënstacionit Policor në zonën kadastrale Komoran të Komunës së Drenasit.
6. Propozim vendim Për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik (për 99 vite).
7. Të ndryshme.