Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirrje për skemën e granteve për personat e riatdhesuar

2023/01/19 - 10:36

Thirrje për skemën e granteve për personat e riatdhesuar

Komuna e Drenasit si përfituese e projektit “Integra”, ku edhe ka memorandum të bashkëpunimit, me datën 26.01.2023 duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë sesion informues me të gjithë personat e riatdhesuar që nga viti 2024, ndaj Komuna e Drenasit, fton të gjithë të riatdhesuarit që të marrin pjesë në këtë sesion informues , ku mund të jenë edhe përfitues të skemës së këtij granti.

Sesioni informues do të mbahet në Sallën e Kuvendit dhe të riatdhesuarit do të njoftohen lidhur me projektin “Integra”-Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve të kthyer dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë.