Udhëheqës i Sektorit për Shërbime me Qytetarë – Afrim Prokshi
E-mail; afrim.prokshi@rks-gov.net
Tel; 044 170 784 ose 049 978 447
Detyrat Kryesore:
- Udhëheqë punën e përgjithshme të sektorit dhe ndihmon drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave si dhe harton planin e punës për sektorin;15%
- Menaxhon stafin e sektorit, dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, si dhe ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit; 15%
- Në bashkëpunim me drejtorin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës; 10%
- Siguron mbarëvajtjen e punëve në kuadër të këtij shërbimi, adresimin dhe trajtimin e kërkesave të palëve që i adresohen organeve të komunës dhe njoftimin e qytetarëve për ecurinë e kërkesës së tyre;15%
- Organizon punën e zyrtarëve të këtij shërbimi si dhe bashkëpunon me drejtoritë përkatëse komunale rreth azhurnimin të kërkesave të qytetarëve; 15%
- Përgatit formuluare, aplikacione , kërkesa dhe vërtetime adekuate që kërkohen të plotësohen nga qytetarët për realizimin e kërkesave të tyre 15%
Përgatit dhe organizon shpërndarjen e materialit informues – propagandues në interes për publikun për shërbimit që ofrohen nga komuna; 10%
- Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara; 5%