Republika e Kosoves

Malishevë

Ka ndërruar jetë drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha

2024/09/07 - 3:51

Ka ndërruar jetë drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha

Komuna e Malishevës njofton qytetarët e saj se sot ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, ish-nënkryetari i Komunës dhe drejtori komunal, Hajdin Berisha nga Gurbardhi i Malishevës.

Me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës, Hajdin Berisha, kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij.

“Sot morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit, bashkëpunëtorit dhe mikut tonë, Hajdin Berisha. Në emër të Komunës së Malishevës, të qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju shprehim ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Për detajet mbi kohën e varrimit dhe organizimet e tjera, do të informoheni me kohë në koordinim me familjen.