Kryetar i Komunës së Malishevës
Datëlindja: 05.07.1956
Vendlindja: Banjë, Malishevë
Kualifikimi: Ekonomist
Karriera e punës:
1980-1983- Udhëheqës i shërbimit komercial në KB “Rogova” në Rugovë
1983-1986- Udhëheqës i shërbimit komercial në KB “Malisheva” në Malishevë
1986-1989- Udhëheqës i shërbimit komercial në kombinatin bujqësor “Mirusha” në Malishevë
1989-1995- Drejtor i KB “Banja” në Banjë
1995-1998- Drejtor i kompanisë “Begaj Comerc” në Banjë
1999-2001- Shef i financave në KK të Malishevës
Karriera politike:
1986-1990- Delegat në Kuvendin e Komunës në Malishevës
1998-1999- Pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (udhëheqës i pikës në Bllacë, zv/komandant për financa në Brigadën 122)
2002-2009- Nënkryetar i Komunës së Malishevës
2009-2013- Kryesues i KK të Malishevës
2013- Kryetar i Komunës së Malishevës
2017- Kryetar i Komunës së Malishevës-mandati i dytë
PËRGJEGJËSITË
30.5 Kryetari i Komunës në pajtim me dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisjen e Komunave në Kosovë është përgjegjës për:
a) përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;
b) udhëheq ekzekutivin e Komunës dhe Administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të Komunës;
c) ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij;
d) ekzekuton aktet e Kuvendit të Komunës,
e)emëron apo shkarkon zëvendësit e tij / saj
f) emëron dhe shkarkon anëtarët e tij të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;
g) organizon punën dhe drejton politikën e Komunës;
h) propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin e Komunës;
i) propozon zhvillimin e Komunës, planet rregullative dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvendin e Komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;
j) raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomiko-financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku njëherë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës.
k) mund të kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti cenon legjislacionin në zbatim dhe/apo interesin e komuniteteve.
l) do të konsultojë nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin jo-shumicë; dhe
m) Aktivitetet tjera që i caktohen me Statut.