Republika e Kosoves

Malishevë

Në fshatin Guriq shënohen dy përvjetorë

2024/04/19 - 12:49

Sot, në fshatin Guriq po shënohen dy përvjetorë, sa historik po aq edhe kombëtar.  65 vjetori i lindjes së mësuesit dhe dëshmorit të kombit, ‘Nuhi Mazreku’, si dhe dita e shkollës.

Në këtë manifestim, drejtoresha për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës,  Arbëreshë Krasniqi, gjatë fjalës së saj ndër të tjera tha:’ Kjo ditë  është ditë historike dhe ka peshë e  rëndësi  të madhe për secilin prej nesh, jo vetëm për faktin se kjo shkollë ka një histori të tërë suksesi, por edhe për atë, se bart emrin e një veprimtari të madh, një mësuesi shembull, luftëtarë, trim, besnik e shok i mirë, pra tash dëshmorit të kombit ‘ Nuhi Mazreku’, i cili pikërisht sot mbush 65 vjet, por ai  e deshti sa shkollën, nxënësit, atdheun dhe kombin, por më shumë e deshti LIRINË E KOSOVËS, Lirinë e shkollës shqipe, lirinë e kombit e të atdheut,  për të cilën edhe dha jetën duke luftuar si luftëtar  i UÇK-së dhe vazhdoi, të gjithë bashkë duhet të punojmë shumë, në mënyrë që ta jetësojmë përkushtimin e jashtëzakonshëm që kishte dëshmori i kombit  dhe  mësues, Nuhi Mazreku, si në shkollë, komunitet dhe jashtë tij, gjithëherë ishte në shërbim të nxënësve dhe popullit’, prandaj me rastin e ditës së shkollës, uroj familjen e dëshmorit që bartë emrin shkolla, drejtorin e shkollës, nxënësit, personelin arsimor, banorët e fshatit Guriq, si dhe u ka shprehur mirënjohje stafit drejtues dhe gjithë personelit arsimor të shkollës për përkushtimin, punën, edukimin dhe arsimimin e nxënësve’.

Gjithashtu, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe drejtori i shkollës, Faik Mazreku, i cili falënderoj të pranishmit për prezencën në këtë ditë feste për shkollën, dhe me pas ndau mirënjohje për gjithë ata që kanë kontribuar për zhvillimin e kësaj shkolle në Guriq.

Në fund nxënësit shfaqen program kulturor.