Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër

Emri: Bashkim
Mbiemri: KRASNIQI
Ditëlindja: 28.01.1987
Vendlindja: Tërpezë, Komuna Malishevë
Statusi martesor: I martuar
Profesioni: Master i Shkencave Juridike
Numri i telefonit: 045 222 337
e – mail adresa: Bashkim.K.Krasniqi@rks-gov.net
Karriera e punës: 2010 – 2016, Mësimdhënës në Shkollën e Mesme Profesionale “Qendra e Kompetencës” Malishevë;
Janar 2017 – Janar 2018, Zyrtar Ligjor në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Shërbime Pronësoro-Juridike Malishevë
Karriera politike: Nga viti 2014 Kryetar i Nisma Për Kosovën (Nisma Socialdemokrate) Nëndega Tërpezë
2017- 2021 Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Shërbime Pronësoro Juridike
2021-Anëtar i Kuvendit të Komunës së Malishevës nga radhët e subjektit politik Nisma Socialdemokrate
2022-Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Shërbime Pronësoro Juridike
Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
- Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetën referuese homogjene, për sigurimin e hartave orto–foto, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën;
- Përmirësimin e transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore;
- Planifikimi i rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese;
- Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale);
- Azhurnimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat e dhëna për transformim;
- Shërbimet e mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës;
- Ndarjen e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e shpronësimit dhe kryen procedurat rreth shpronësimit të tokës;
- Inspektimin e sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimi i skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa;
- Regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe regjistrimin e tokës komunale;
- Zhvillon procedurat e regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe zhvillon procedurat e regjistrimit sipas kërkesës së palëve;
- Bënë korrigjimin e regjistrit sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi lidhur me regjistrimin e pronës;
- Azhurnimi e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor, azhurnimi i regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
- Kryen procedurat rreth transaksioneve të pronës publike dhe kryen procedurat e blerjes dhe shitjes së pronës për komunën;
- Shqyrton dhe kryen procedurat administrative, për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm;
- Mbron pronën komunale – publike nga uzurpimet dhe udhëheq procedurat lidhur me këtë çështje;
- Bënë vërtetimin dhe zbaton shitblerjen e pasurisë së patundshmërive;
- Lidhë kontrata mbi dhënien me qira të tokës ndërtimore;
- Udhëheq me kadastrën etazh të banesave dhe menaxhon me banesat dhe objektet të tjera të komunës dhe mbanë evidencën për to;
- Shtron kompetenca të tjera të parapara me ligj, të deleguara nga pushteti qendror;