Republika e Kosoves

Malishevë

SHFMU “Fehmi Agani” në Turjakë shënoi ditën e shkollës

2024/05/03 - 1:07

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët (SHFMU) “Fehmi Agani” në Turjakë shënoi ditën e shkollës me një ceremoni të veçantë të organizuar sot. Në këtë ngjarje, ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE), Arbëreshë Krasniqi, si dhe asamblistët Rukije Bytyçi dhe Driton Kastrati.

Kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij përshëndeti nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Fehmi Agani”, duke theksuar rëndësinë e arsimit për zhvillimin e vendit. Ai premtoi mbështetje të vazhdueshme për sistemin arsimor, duke përmendur investimet në objektet shkollore, efiqiencë të energjisë, edukimin e hershëm dhe në programin e asistencës për fëmijë me nevoja të veçanta,

Nga ana tjetër, drejtoresha e DAE, Arbëreshë Krasniqi, falënderoi qeverinë komunale për përpjekjet në infrastrukturën shkollore, duke theksuar projekte të reja që po ndërtohen për të rritur cilësinë e arsimit në Malishevë, por edhe duke  realizuar projektin e madh të “Malishevës urbane”.

Drejtori i shkollës, Agron Zogaj, shpalosi sukseset dhe përparimet e shkollës “Fehmi Agani” që prej pavarësimit, duke vlerësuar kontributin e nxënësve në garat kombëtare dhe të komunitetit.

Ceremonia u përfundua me një program kulturor dhe artistik, ekspozita në pikturë, si dhe shpërblime për nxënësit dhe mësimdhënësit më të dalluar të shkollës. Në mbyllje, u falënderuan donatorët për mbështetjen e tyre në zhvillimin e aktiviteteve të shkollës.