Republika e Kosoves

Malishevë

Kastrati takon ekipin komunal të Performancës

2024/03/14 - 1:13

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, sot takoi ekipin e performancës komunale, ku nga koordinatori, Arsim Morina, u njoftua për ecurinë e punës dhe sistemimin e të dhënave nga zyrtarët e performancës për fushat  e kërkuara dhe sipas  treguesve, prej drejtorive dhe sektorëve.

Në këtë takim të parë pune, kryetari Kastrati, kërkoi nga gjithë ekipi i zyrtarëve të performancës komunale që të janë të angazhuar dhe brenda afatit ligjor t’i sistemojnë të dhënat dhe dokumentet e  duhura  të kërkuara nga MAPL-ja.

Edhe zyrtarët, raportuan se deri më tash kanë sistemuar në sistemin e performancës dhe plotësuar  pjesën më të madhe të  treguesve si dhe u shprehen të gatshëm,  që  brenda afatit ligjor të mbarojnë me sistemimin e të dhënave.