2024/12/31 - 1:00
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me Nënkryetarin, Vesel Krasniqi, dhe drejtorët, takuan punëtorët e administratës komunale, në një koktej rasti për festat e fundvitit 2024.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ndër të tjera para punëtorëve të administratës komunale tha.” Është kënaqësi e veçantë që në këtë fundvit të 2024, t’u drejtohem juve punëtorë të administratës komunale, nënkryetarit Vesel Krasniqit, drejtorëve dhe zyrtarëve, të cilët për një vit pune në shërbim të qytetarëve tanë dhe në kryrjen e shërbimeve tjera komunale e qëndrore, nëpër komisione e komitete me angazhimin tuaj të madh, pa të cilin nuk do të mund ta përmbyllnim një vit të suksesshëm e me plotë sifida, njëherit profesionalizmi i të gjithëve bëri që komuna të arri t’i realizoj projektet e planifikuar në programin tonë qeverisës për ‘Malishevën Urbane’, por ky vit për ne dhe ju e qytetarët tanë kishte edhe dhimbje sepse, po këtë vit u nda nga jeta, ish drejtori për shëndetësi dhe njëri nga bashkëpunëtorët tanë e ish luftëtari i UÇK-së, Hajdin Berisha.
Ndërsa për vitin 2025, kryetari Kastrati tha. Do të punojmë me dinamikë edhe më të shtuar për vitin 2025, që Malishevën ta zhvillojmë e ta bëjmë edhe më tërheqëse, për investime të brendshme e të biznesve dhe afaristëve të jashtëm’.
Në fund ju uroj festat e fundvitit 2024, juve, qytetarëve tanë, mërgimtarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së si dhe gjithë bashkëkombësve tanë kudo që janë, që viti 2025 të jetë vit i punës, zhvillimit, mirëqenies familjare dhe vit i dinjiteteve të vlerave tona kombëtare’, për fundoi Kryetari Ekrem Kastrati
GËZUAR- 2025!