Republika e Kosoves

Malishevë

Komiteti për arsim, kulturë, rini dhe sport e mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

2024/03/25 - 12:42

Komiteti për arsim, kulturë, rini dhe sport në Komunën e Malishevës, i cili drejtohet nga Januz Kastrati, sot e ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për këtë vit, ku është shqyrtuar një raport pune, e më pas janë bërë edhe vizita në disa shkolla.

Në këtë mbledhje, komiteti e ka shqyrtuar raportin vjetor të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për vitin 2023, raport të cilin, para anëtarëve të komitetit e ka prezantuar drejtori i drejtorisë, Fitim Shala. Drejtori Shala, gjithashtu është përgjigjur edhe në pyetjet e parashtruara nga ana e anëtarëve të komitetit dhe ka dhënë sqarimet e nevojshme.

Në bazë të planit të punës së komitetit, pas këtij takimi, ata i kanë vizituar  disa nga shkollat e Komunës së Malishevës.