2024/12/31 - 5:35
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe nënkryetari Vesel Krasniqi, vizituan punëtorët shëndetësorë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, me rastin e përfundimit të vitit 2024. Ata u pritën nga drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi.
Gjatë takimit, Kryetari Kastrati falënderoi punëtorët shëndetësorë për përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Me këtë rast, ai u shprehu urimet më të mira për festat e fundvitit dhe një vit të suksesshëm e të mbarë për të gjithë në 2025.
Kryetari theksoi gjithashtu se suksesi i kësaj qendre lidhet ngushtë me punën e palodhur të isb drejtorit të shëndetësisë, Hajdin Berisha, i cili, që nga fillimi i pandemisë e deri në frymën e fundit, ka qenë pranë qytetarëve duke ofruar mbështetje dhe përkujdesje të jashtëzakonshme, por edhe më herët ka drejtuar shëndetësinë në Malishevë dhe të.gjitha të arriturat lidhen ngushtë me të.