Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Kastrati takoi rektorin e Universitetit të Pejës

2024/08/29 - 8:27

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë, sot kanë pritur në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, kryetari Kastrati dhe rektori Krasniqi, kanë biseduar për ecurinë e mirë të bashkëpunimit mes Komunës dhe Universitetit “Haxhi Zeka”, veçmas pas një Memorandumi që tashmë po implementohet, e që ka të bëj me orientimin e studentëve të rinj, për profile që i përshtaten tregut të punës.

Po ashtu, kryetari Kastrati dhe rektori Krasniqi u shprehen të gatshëm për thellimin edhe më tej të bashkëpunimit të Komunës së Malishevës me Universitetin “Haxhi Zeka” edhe në çështje të tjera me interes të përbashkët.