Republika e Kosoves

Malishevë

Kryetari Kastrati vizitoi Bashkinë e Kavajës dhe bëri homazhe pranë lapidarit për dëshmorin e kombit Endrit Cara

2024/03/22 - 3:47

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka qëndruar sot në këtë qytet, me këtë rast edhe ka bërë homazhe pranë lapidarit për dëshmorin e kombit Endrit Cara (Ushtar Kavaja).

Kjo vizitë në Kavajë ka karakter pune, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit institucional në mes Komunës së Malishevës dhe Bashkisë së Kavajës.

Kryetari Kastrati, e ka falënderuar për ftesën, kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe ka thënë se  “Miqësia mes institucioneve tona do jetë përherë e fortë, ashtu siç dinë më së miri qytetarët tanë, e siç na donin të bashkuar, Ushtar Kavaja bashkë me shokët e tij çlirimtarë”.