2024/08/22 - 8:42
Mbledhja e -V- (pestë) e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2024, do të mbahet më:23.08.2024 duke filluar nga ora: 10:30.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Komisioneve.
Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të katërt e mbajtur me datë:21.05.2024, procesverbalit të parë të jashtëzakonshëm i mbajtur me datë: 25.06.2024 dhe procesverbalit të mbledhjes së parë urgjente i mbajtur me datë: 26.07.2024 të Komitetit për Politikë dhe Financa.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të të hyrave dhe shpenzimeve periudhën janar-qershor 2024.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të auditimit të Komunës së Malishevës për vitin financiar të përfunduar me 31 dhjetor 2023.
Malishevë, gusht 2024
Kryesuesi i Kuvendit .
Argjend Thaçi: