Deri më 28 dhjetor 2024, përmes të njëjtës platformë
http://qv.kqz-ks.org qytetarët me të drejtë vote mund të kundërshtojnë pasaktësitë dhe lëshimet në listën votuese. Çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj, duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse apo përmes sistemit elektronik.