Republika e Kosoves

Malishevë

Në 25 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori i kombit Liman Morina

2024/05/24 - 12:56

Me homazhe dhe nderime, sot u përkujtua dëshmori i kombit Liman Morina (1975-1999), nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës. Krahas familjarëve, nderime dhe homazhe kanë bërë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi, drejtor të drejtorive komunale, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, bashkëluftëtarë të Liman Morinës dhe qytetarët të tjerë

Në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ndër tjera tha: Dëshmorët e kombit, janë themeli dhe shtylla e shtetit të Kosovës, pasi falë sakrificës së dëshmorëve dhe luftës çlirimtare, ne sot kemi shtetin, ne sot jetojmë e punojmë në dhe për shtetin tonë.

Fjalime të rastit kanë mbajtur edhe Metush Kryeziu, kryetar i degës së OVL të UÇK-së dhe gjeneral Selim Krasniqi, të cilët folën për jetën dhe veprën e dëshmorit Liman Morina. Ndërsa në emër të familjes, të gjithë të pranishmit, i ka falënderuar, Safet Morina.