Republika e Kosoves

Malishevë

Në Qytetin e Malishevës ka nis edhe një rrugë e re

2024/03/14 - 9:43

Me qëllim të përmirësimit dhe krijimit të mundësive për qarkullim sa më të lehtë të qytetarëve dhe automjeteve, në Komunën e Malishevës, kanë nisur punimet në hapjen e një rruge të re alternative në qytet.

Kjo rrugë në të cilën do të punohet intensivisht derisa të jetë e gatshme për shfrytëzim nga ana e qytetarëve, lidh dy akse rrugore shumë të rëndësishme; rrugën “Adem Jashari” përmes stacionit të autobusëve deri të lagja Mekaj, për tu lidhur më pas me rrugën e kësaj lagje dhe të lagjes Hysenaj, që në fund do të kyçet me rrugën kryesore “Skënderbeu”, në drejtim të fshatit Banjë dhe anasjelltas.