Republika e Kosoves

Malishevë

Pensionohet ish udhëheqësi komunal i Malishevës gjatë vitve 90-ta, Rexhë Kastrati

2024/09/10 - 12:19

Në praninë e familjarëve, bashkëpunëtorëve, miqëve dhe udhëheqëjes të Komunës së Malishevës, Kryetarit, Ekrem Kastrati, nënkryetarit, Vesel Krasniqi, kryesuesit të Kuvendit, Argjend Thaçi e të drejtoreshës për arsim, Arbëreshë Krasniqi dhe shumë pjesëmarrësve, sot u pensionua ish udhëheqësi  komunal i Malishevës gjatë vitve 90-ta,  Rexhë Kastrati.

Në këtë ngjarje, fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ku ndër të tjera theksoi .’ Puna e juaj është shumë tematike, është domethënëse, historike, vendimmarrëse, në kohë të vështira nëpër të cilat kalonte populli i Kosovës e në veçanti, qytetarët e Malishevës nën pushtimin e ish jugosllavisë, ku ju dhe udhëheqës tjerë të administratës së kohës së viteve 90-ta të Malishevës i dhatë grushtin më të rëndë, krijesës artificiale të qujtur jugosllavi. Që nga institucionet lokale dhe qëndrore, duke denuar vrasjen e dy të rinjve malishevas dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve nga milicia jugosllave, sikurse edhe  ngritët zërin e protestës për suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe ndryshimeve kushtetues, njëherit ishit ju përfaqësuesit institucionale  dhe delegatët  nga Malisheva që mbështetë Deklaratën  e 2 Korrikut dhe të Pavarësisë së Kosovës, prandaj ju edhe sot jeni shembulli se si duhet punuar për  vendin dhe shtetin  e qytetarët tanë’, Gëzuar!, përfundoi Kastrati.

Rexhë Kastrati ishte njëri ndër rithemeluesit e Komunës së Malishevës në vitin 1986, ku ngarkohet  drejtor i të hyrave shoqërore, detyrë që e kreu sukseshëm, demonstratat e 81-shit  Rexhën e gjetën student dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejt, pas studimeve, punoi në Komunën e Rahovecit. Rexhë Kastrati  udhëhoqi  me Komunën e Malishevës, si: Kryetar i Këshillit Ekzekutiv, ai nga kjo pozitë  nuk njohu organizimin  e pushtuesit të shtetit serbë që e shoi Komunën e Malishevës dhe i shpërndau fshatrat e saj në komuna tjera.Me fillimin e luftës së UÇK-së, Rexha angazhohet si komandant i shtabit të mbrojtjes civile dhe kryente detyra në ndihmë të qytetarëve, e pas fitorës së UÇK-së, Rexha ka punuar dy vite në institucionet  lokale dhe më pas në NLB- Bankën deri në pensionim, që sot mbushi 65 vite.

Në këtë ceremoni pensionimi, folën edhe shumë bashkëpunëtorë të Rexhës, nxënës, familjarë dhe në fund, nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, për kontributin  që dha  në punën e administratës komunale ndër vite iu nda mirënjohje.