Republika e Kosoves

Malishevë

Përfundoi mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës

2024/03/19 - 1:33

Mbledhja  filloi me debatin jashtë rendit të ditës, ku u ngritën disa çështje, si në arsim, shëndetësi dhe për deponitë inerte ilegale, infrastrukturën rrugore dhe për bujqësi,për këto u përgjigjen drejtorët e drejtorive përkatëse.

Me mbledhjen udhëhoqi, Argjend Thaçi, Kryesues. Rendi i ditës u miratua me disa ndryshime dhe plotësime.

Për pikën dhe kërkesës nr.11/265 datë:12.03.2024, për definimin e parcelës për ndërtimin e çerdhes në fshatin Bellanicë, para asambleistëve foli, Arbëreshë Krasniqi, drejtoreshë për Arsim dhe Edukim, ku  gjërsisht e paraqiti ekspozeun e këtij projekti që financohet nga MASHTI, por edhe për disa çerdhe tjera në vazhdim që priten të realizohen, me këtë , ne po ju krijojmë  kushte të mira dhe gjithëpërfshirje moshave  më të hershme për arsimim, që besojmë që ndikon pozitivisht në formimin e gjeneratave të reja tha mes tjerash, Krasniqi.

Kurse, Blerim Thaçi, paraqiti Raportin  vjetor për shpenzime janra- dhjetor 2023, para asambleistëve.

Në fund u  bë edhe shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/466 datë:28.09.2023 Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/619 datë:29.12.2024.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/84 datë:14.02.2024 Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/1409 datë:26.10.2023.