2024/12/04 - 9:13
Shkolla e Mesme Profesionale, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, sot e ka shënuar ditën e shkollës, e që lidhet me datën e lindjes së dëshmorit të kombit, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë.
Në këta përvjetorë, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari, Vesel Krasniq dhe shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha, ai nga OVL- dega në Malishevë, Metush Kryeziu, familjarë të dëshmorit dhe të tjerë.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit, pasi i uroi mësimdhënësit dhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, i përgëzoi edhe për të arriturat e kësaj shkolle dhe i siguroi që qeveri komunale, do ti përkrahë të gjitha shkollat, sidomos në fushën e projekteve inovative. Kastrati, foli edhe për dëshmorin e kombit, Kujtim Krasniqi dhe tha se “sot kemi fatin që emrat e institucioneve te ne mbajnë emrat e dëshmorëve, përderisa në shkolla tashmë mësojmë për luftën dhe historinë e popullit tonë, falë sakrificës dhe luftës së UÇK-së dhe dëshmorëve të kombit, siç është edhe Kujtim Krasniqi, po ashtu Kastrai kërkoi nga mësimdhënësit dhe nxënësit, që të angazhohen për dije dhe atë dije ta investojnë në Malishevë e Kosovë dhe më gjerë, sikurse dëshmorët që me jetën dhe gjakun e tyre ia sollën lirinë dhe shtetin Kosovës, ju duhet ta doni dhe ta zhvilloni Kosovën”.
Me një fjalë iu drejtua të pranishmëve edhe Drejtoresha e Agjencionit për shkollat profesionale, Fikrije Zymberi, ko theksoi të arriturat profesionale si dhe në karrierë që ka ndikua hapja e këtyre shkollave profesionale në nivel vendi për të rinjët dhe të rejat tona.
Kurse, Metush Kryeziu, foli për sakrificën e luftëtarëve të UÇK, për dëshmorin Kujtim Krasniqi, me shokë, që luftuan dhe e çliruan Kosovën, vetëm e vetëm që arsimi shqip dhe shteti të zhvillohet e të krijoj mirëqenie për qytetarët e tij, prandaj, sot është patriotizëm të mësosh dhe të punosht për Kosovën’.
Për historikun dhe të arriturat e kësaj shkolle profesionale, ka folur drejtori Nazmi Zogaj, i cili tha se të arriturat e kësaj shkolle janë të dukshme, ndërsa ai falënderoi të gjitha institucionet dhe bizneset në Malishevë, për përkrahje në ushtrimin e praktikës profesionale në të gjitha drejtimet që ka kjo qendër e kompetencës.
Në fund u shfaq edhe një program kulturor dhe artistik nga nxënësit.