Republika e Kosoves

Malishevë

Të gjithë së bashku për Siguri, që të festojmë të lumtur

2024/12/26 - 12:42

Policia u bën thirrje qytetarëve të komunës së Malishevës që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi gjatë festimeve të fund vitit, duke respektuar ligjet dhe rregullat në fuqi për të garantuar sigurinë publike.

–  Policia apelon për shmangien e përdorimit të fishekzjarrëve të rrezikshme, duke u siguruar që ato të mos përdoren në vende të frekuentuara nga njerëzit, veçanërisht në vendet ku janë prezent fëmijët dhe gratë. Përdorimi i fishekzjarrëve duhet të jetë nën mbikëqyrjen e të rriturve dhe të kufizohet vetëm në kohën e ndërrimit të viteve.

– Përdorimi i armëve të zjarrit gjatë festimeve është rreptësishtë i ndaluar. Policia do të monitorojë situatën dhe në çdo rast, personat që përdorin armë zjarri do të arrestohen menjëherë.

– Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të mos ngasin mjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi kjo mund të rrezikojë si jetën e tyre, ashtu edhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

– Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes për pronat e tyre personale, si telefonat, çantat dhe sendet e tjera, sidomos kur janë larg automjeteve të tyre.

Qytetarët inkurajohen të bashkëpunojnë me autoritetet, duke raportuar çdo rast që mund të përbëjë rrezik për sigurinë publike. Festat e fund vitit janë një periudhë për gëzim dhe paqe, dhe kujdesi i shtuar kontribuon për krijimin e një atmosfere të sigurt për të gjithë.

Toger Nazmi Zogaj

     Komandant i Stacionit Policor-Malishevë

     Drejtoria Rajonale e Policisë Gjakovë