Republika e Kosoves

Malishevë

Urime vitin e ri shkollor për të gjithë nxënësit tanë!

2024/09/03 - 8:22

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë,  me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, i kanë uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Malishevës,  gjatë vizitës në shkollën ‘Kajtaz Ramadani’, në Kijevë.

 

Ku para nxënësve Kryetari Kastrati u shpreh,” Jam lumtur shumë që, sot, në të gjitha shkollat e komunës sonë, të vegjlit tanë do të hapin një kapitull të ri të jetës, e një pjesë e madhe do të vazhdojnë ta pasurojnë edhe më tej atë.

Ky vit i ri shkollor, shkollat tona i ka gjetur me një infrastrukturë moderne, kjo falë investimeve cilësore që qeverisja jonë ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe njëra prej tyre është edhe shkolla “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, që sot e vizituam bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Urime të gjithë nxënësve pa dallim, mësimdhënësve, prindërve, me theks të veçantë gjithë atyre fëmijëve që sot janë ulur për herë të parë në bankat shkollore. Ju priftë e mbara!